Mbyllja e afatit për dorëzimin e kandidaturave për drejtuesin e ri të SPAK përfundoi me katër emra që dorëzuan platformat e tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj janë emrat prej të cilëve KLP do të votojë pasuesin e Altin Dumanit në krye të Prokurorëve të Posaçëm.