Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa është ndaluar një tjetër, i dyshuar si autor i 8 vjedhjeve në këtë qytet. Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Dejvid Karaboja, pasi gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjetën 40 porcione me heroinë dhe 11 porcione me kokainë, si dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.