Top News – Dy sulme terroriste në Tel Aviv, një i vdekur dhe disa të plagosur rëndë
07/04/2023 23:15

Vijon të jetë e tensionuar situate në Izrael, teksa mbrëmjen e të premtes mediat vendase raportuan për dy sulme terroriste me pasojë të paktën një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Kështu një makinë është futur në shëtitoren buzë detit në Tel Avivit dhe ka përplasur njerëzit që ishin duke ecur aty, teksa i vdekur ka mbetur një turist italian 30-vjeçar. Gjithashtu nga përplasja e makinës, janë raportuar disa të plagosur, 5 prej të cilëve raportohet se janë në gjendje shumë të rëndë dhe po trajtohen në spitalet e qytetit. Makina që përplasi turmën e njerëzve në shëtitore, u përmbys dhe shoferi i saj u arrestua nga policia izraelite, e cila tha se bëhej fjalë për një shtetas arab. Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtën zonë u raportua për të shtëna me armë, si pasojë e të cilave mbetën të plagosur dy persona, të dy shtetas izraelitë. Edhe në këtë rast, policia izraelite ndërhyri me shpejtësi, duke u përgjigjur me zjarr dhe lënë të vrarë personin që qëlloi me armë. Gjatë paradites, Izraeli njoftoi se ka goditur Libanin dhe Rripin e Gazës, me qëllim dëmtimin e disa bazave palestineze, teksa edhe sulmet terroriste duket se janë pikërisht pasojë e këtyre bombardimeve. Pamjet: AFP

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43