Alfred Lleshi dhe Ylber Mezja janë dy shqiptarët që u arrestuan nga policia italiane, pasi dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të Ndraghetës. Dy shqiptarët e moshave 32 dhe 46 vjec, akuzohen për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. 28 persona të tjerë po ashtu u arrestuan në kuadër të operacionit blitz të zhvilluar nga forcat speciale të Milanos, pasi mbi to rëndon e njëjta akuzë. Mediat vendase kanë bërë publike emrat e 30 personave të arrestuar, të cilët akuzohen për krijimin e grupit mafioz që ka vepruar në zonën e Lombardis, në emër të Ndraghetës.