Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme në dyshimet e cenimit të sigurisë dhe sovranitetit të Shqipërisë. Të penalizuarit janë shtetasit Bekir Halimi, me profesion imam dhe Valon Bela, politikan dhe analist. Që të dy ata ndalohen që të hyjnë për qëndrim, apo të përdorin Shqipërinë si vend tranzit për një periudhë 10-vjeçare.