Ish-komandanti I NATO-s njëherësh general në pension, Wesley Clark, ka treguar sesi mund të ndalet Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç, duke hequr njëherësh edhe paralele mes dy liderëve. Në fjalën e tij gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në New York në kuadër të fushatës në mbështetje të kandidatit demokrat Max Rose u shpreh se Putin e Vuçiç me politikat e tyre destabilizuese rrezikojnë luftë e tensione në Europë.