Top News/ Dy raketa Katjusha mbi bazën amerikane / Sulm në Irak, SHBA premton ‘hakmarrje’
06/08/2024 13:13

Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan u plagosën në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak të hënën, i thanë zyrtarët amerikanë agjencisë Reuters, në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve për një valë të re sulmesh të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, pas vrasjes javën e kaluar të anëtarëve të lartë të grupeve militante të Hamasit dhe Hezbollahut. Dy raketa Katjusha goditën bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, thanë dy burime irakiane të sigurisë. Një burim i sigurisë irakiane tha se raketat ranë brenda bazës. Nuk ishte e qartë nëse sulmi ishte i lidhur me kërcënimet e Iranit për t'u hakmarrë mbi vrasjet. Të mërkurën e kaluar, Irani tha se SHBA mban përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit Ismail Hanijeh në Teheran për shkak të mbështetjes së saj për Izraelin. Zyrtarët amerikanë, të cilët folën për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, thanë se një nga ushtarët ishte plagosur rëndë. Numri i të lënduarve bazohet në njoftimet fillestare dhe detajet mund të ndryshojnë, thanë ata. "Personeli i bazës po kryen një vlerësim të dëmeve pas sulmit," shtoi një nga zyrtarët. Javën e kaluar, SHBA kreu një sulm në Irak kundër individëve që zyrtarët amerikanë thanë se ishin militantë që po përgatiteshin të lëshonin dronë dhe përbënin një kërcënim për forcat amerikane dhe të koalicionit. Pentagoni ka thënë se do të vendosë avionë luftarakë shtesë dhe anije luftarake të marinës në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni përpiqet të forcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hamas dhe Hezbollah. Iraku ka një pozicion të pazakontë, duke qenë njëkohësisht aleat i SHBA-së dhe Iranit. Në Irak ka 2500 trupa amerikane, por edhe grupe militantësh të mbështetur nga Irani që kanë lidhje me forcat e sigurisë të vendit.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07