Maxhoranca është duke përgatitur një projektligj të ri për funksionimin dhe organizimin e policisë bashkiake. Drafti parashikon rregulla të reja jo vetëm në emërime, por edhe në misionin e saj. Një gjë të tillë e deklaroi ministri Sandër Lleshaj në Sarandë, gjatë një takimi që pati me drejtues vendor dhe të tjerë të zgjedhur, me të cilët diskutoi 4 pika të rëndësishme; turizmi, operacionet antidrogë, mbrojtja e mjedisit dhe veprimtarinë e OFL. Vetëm policia e shtetit është e interesuar që Policia Bashkiake të fuqizohet, me qëllim që të rrisë nivelin e performancës, profesionalitetit dhe të integritetit të këtyre strukturave për t’i shndërruar ato de facto në një zgjatim në nivelin lokal.