Një tjetër rast prostitucioni është zbuluar në Shkodër nga policia. Dy shtetase kineze dhe një shtetas shqiptar ranë në prangat e policisë, ndërsa u sekuestruan para të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal dhe pesë telefona celularë. Aktiviteti i paligjshëm zhvillohej një apartament në lagjen “Parrucë”.