Ministri i brendshëm Taulant Balla reagoi pas operacionit antikanabis të të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Lezhë, ku të implikuar ishin edhe dy punonjës policie. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se bashkë me rrënjët e paligjshme u shkulën edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët.