Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës, ku vëllai vrau vëllanë pas një konflikti për tokat. Rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, Muhamet Rreshka, 76 vjeç, goditi me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç. Shkak i konfliktit mes dy vëllezërve ishte përdorimi i rrugës përgjatë tokës bujqësore të autorit, të cilën viktima kishte nisur ta përdorte për kalim me zetor, pas hapjes së një kanali vaditës në tokën e tij. Familjarët dhe banorët e zonës janë tronditur nga ngjarja.