Dy ngjarje kriminale janë shënuar brenda pak minutash në Kamëz pas mesnatës së të hënës, të cilat dyshohet se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Një makinë tip Audi Q7 e parkuar në Bulevardin ‘Nënë Tereza’ në Kamëz, I është vendosur një sasi lëndë plasëse eksplozive. Paraprakisht dyshohet vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar, janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.