Konfirmimi si pozitiv i një mjeku dhe një infermjerje në maternitetin e spitalit të Lushnjes ka bwrw që ky repart të mbyllet. I gjithe personeli mjekësor i këtij reparti është futur në karantinë për arsye sigurie. Me anë të një njoftimi të afishuar në hyrje të maternitetit bëhet e ditur mbyllja e këtij reparti dhe të gjithë rastet që do paraqiten duhet të shkojnë në maternitetin e spitalit të Fierit. Ende nuk dihet burimi i infeksionit ku janë infektuar 2 bluzat e bardha. Sipas informacioneve të mara gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Lushnja është një nga zonat që ditët e fundit ka patur një shtime të rasteve të prekur me Covid 19.