Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka nënshkruar marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara për ndërtimin e 2 mijë apartamenteve në qytetin e Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit. Me një video live në Facebook, Rama tha se po ashtu është nënshkruar edhe një marrëveshje ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase në vendin tonë.