Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këtë të martë, dekretoi me shpallje dy ligje, të cilat kanë marrë më herët miratimin e kuvendit në seanca plenare dhe që lidhen me marrëveshjen e ekstradimit me Spanjën për personat e inkriminuar si dhe ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë.