Dy muaj pas zhdukjes dalin detaje të reja mbi biznesmenin italian Davide Pekoreli, i cili humbi gjurmë në zonën e Pukës në Shqipëri. Sipas medias italiane, “La Nazione” e cila ka ndjekur që prej ditëve të para historinë e zhdukjes së Pecorellit, thuhet se prokurorët italianë kanë regjistruar hetimet për dy vepra penale. Ata po hetojnë në pistat e vrasjes dhe të trafikut të drogës. Për këtë të fundit, prokurorët italianë janë tepër konfidencialë duke mos nxjerrë informacione për shtypin.