Rreth dy kilogramë flori arritën të grabisnin dy personat e armatosur pasditen e së mërkurës në një argjendari në Paskuqan. Burime nga komisariati numër 5 bëjnë me dije për Top News se po kryen kontrolle në Zall Herr dhe në Kasallë, me qëllim kapjen e autorëve.