Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3 për qind në vitin 2024, , sipas raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke i qëndruar parashikimit të saj të shtatorit. Rritja e turizmit prej 41% në dy muajt e parë të këtij viti tregon një rritje të mundshme të konsumit privat, ndërkohë që stabilizimi i monedhës vendase lek kundrejt euros mund të mbështesë rritjen e eksporteve.