Klubet e Abissnet Superiore nuk ndalen, ndërsa vijojnë nënshkrimet me lojtarët për të forcuar organikën. Laçi dhe Partizani kanë zyrtarizuar blerjet e reja, ku tek kurbinasit bëhet fjalë për një emër të njohur, siç është Vasil Shkurtaj. Shtatlarti kaloi një aventurë jo të mirë me verilindorët e Kukësit, ndërsa tashmë do të jetë nën urdhrat e Vukicevic. Largimi I Guindo bëri që kurbinasit të hidheshin n sulm për një tjetër numër 9, kështu Shkurtaj I plotëson kushtet.