Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë më 9 dhjetor kandidaturën e vetme që ka marrë nga Prokuroria e Posaçme për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit. KLP u mblodh këtë të mërkurë për të shqyrtuar kandidaturën e Joni Ketës, aktualisht nëndrejtor i BKH-së, por që prej shtatorit të këtij viti ka ushtruar detyrat e drejtorit, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të Aida Hajnajt.