Rusia tha të dielën se sërish ka përdorur raketat e reja hipersonike në Ukrainë. Sipas zyrtarëve rusë, ata kanë shkatërruar një depo karburantesh në jug të Ukrainës. “Sistemi i raketave Kinzhal me raketa balistike ka shkatërruar një depo të madhe të karburanteve të Forcave të Armatosura ukrainase pranë vendbanimit Kostinatinivka në rajonin Mikolaiv”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.