Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në atdhe, ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit përgjatë 2 ditëve, për tu përcjellë në banesën e fundit këtë të enjte. Në orët e mbrëmjes të së martës, makina me arkëmortin e ish-Presidentit Bujar Nishani kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku në një ceremoni të improvizuar, Policia e Kosovës rreshtuar në dy anët e rrugës, duke nderuar ish-Presidentin, i cili gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, një ndër çështjet kryesore kishte e atë të Kosovës.