Dy deputetët të Kuvendit të Shqipërisë u paraqitën këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje. I pari që hyri në SPAK ishte deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj. Emri i të zgjedhur të opozitës në Qarkun e Kukësit përmendet në bisedat Sky Encrochat në dosjen e ish kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ku Çelaj citohet si i afërm i një personi tjetër që kishte refuzuar ndërhyrjet në sistem për të paracaktuar shortin për dosjen ‘Toyota Yaris’. Burimet pohojnë se SPAK e ka marrë në pyetje nëse ka lidhje me personazhet që përmenden në përgjimet e SKY, si të afërm të punonjësit të administratës së Gjykatës së Tiranës në përpjekjet për paracaktimin e shortit.