Zbardhet takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Zyra e shtypit e Parlamentit bën të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.