Kelment dhe Klodian Krusa, të arrestuarit më 18 janar nga policia e Gjirokastrës nën dyshimet se janë të përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 2018 në Dibër, akuzohen edhe për abuzime me minorenë. Burime nga policia pohojnë se dy vëllezërit binjakë që ishin zhvendosur nga Bulqiza në Gjirokastër dyshohen se kanë abuzuar me tre vajzat e mitura të dy bashkëjetueseve të tyre. Të njëjtat burime pohojnë se denoncimi është marrë nga rrëfimi i 12 vjeçares, që është edhe vajza e personit që dy vëllezërit akuzohen se kanë vrarë në vitin 2018 në Dibër.