Ushtria koreano jugore tha të premten se kishte ngritur në fluturim bombarduesit e tij pasi dy avionë kinezë dhe shtatë rusë hynë në zonën e saj të mbrojtur ajrore gjatë asaj që pekini e quajti një stërvitje të rregullt. Avionët kinezë dhe rusë hynë në pjesën verilindore të zonës të mbrojtur ajrore të koresë së jugut për një periudhë të paspecifikuar para se të dilnin që andej – tha shtabi qendror i ushtrisë koreano jugore.