Studio ligjore Kasowitz ka përditësuar raportin e saj në lidhje me dosjen hetimore të SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kasoëitz thekson se pas Nesti Angonit, zbulimi i një tjetër personi fiktiv në dosjen e prokurorisë së posaçme, me emrin Nasta Pëllumbi është provë shqetësuese që cenon të gjithë integritetin e hetimit dhe themelin e dosjes.