Në Pashaliman do të prodhohen anije, për plotësimin e nevojave ushtarake vendase, por edhe për eksport, falë partneritetit me kompaninë italiane ‘Fincantieri’, aktualisht ndërtuesi më i madh i anijeve tregtare dhe ushtarake në Evropë. Shefi i ekzekutivit, Edi Rama u shpreh se përmes kësaj marrëveshje do të plotësohet flota e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me shtatë anije, e po ashtu do krijohen kushtet për eksport.