Me shtimin e fluksit të turistëve të huaj, ajo që ekspertët kanë parashikuar për zhvlerësimin e euros po ndodh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane ceku nivele të reja rekord gjatë këmbimit të mërkurën, duke zbritur nën 105 lekë. Ky është niveli më i ulët i këmbimit të euros me lekun shqiptar që prej vitit 2002, kur ajo u krijua. Banka e Shqipërisë rendit tre faktorë kryesorë.