Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një automjet tip “Mitsubishi” ka përplasur një motomjet tip “Nissan” . Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit 73-vjeç me iniciale P. V. banues në fshatin Zvirinë, ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq. Me drejtuesin e automjetit, 51-vjeçarin me iniciale V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.