Dy aksidente janë regjistruar në qarkun e Fierit, duke lënë të plagosur dy persona. Një prej aksidenteve ka ndodhur në fshatin Vajkan i Vogël, ku një 53-vjeçar është plagosur pasi mjeti bujqësor me të cilin po transportonte rrush është përmbysur. Sipas të dhënave, 53 vjecari humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar 53-vjeçarin në spital për të marrë ndihmë mjekësore.