Dy aksidente fatale me pasojë vdekjen janë shënuar mëngjesin e kësaj të hëne. Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur në aksin rrugor, Levan-Tepelenë. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i “Audit”, I identifikuar si Dashmir Beca, 55 vjeç. Drejtuesi i automjetit tip “Benz, si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një nga faktorët që ka shkaktuar përplasjen fatale.