Të majtët presin më shumë mandate se në vitin 2021 në qarkun e Durrësit, ku vijnë me një listë kandidatësh thuajse të transformuar, pasi tre nga tetë fituesit socialistë të katër viteve më parë e ndërprenë rrugëtimin e tyre politik për shkak se ata vetë apo familjarë të tyre patën probleme me drejtësinë.