Spektakli i bukurisë “Miss& Mister Turizmi 2020”, qe mbledh rreth vetes të rinj e të reja që pushojnë në brigjet e Adriatikut nuk ka munguar as në këtë sezon të pazakontë turistik. I organizuar në një nga resortet turistike të Golemit dhe nën masa anti-covid-19, spektakli promovoi përmes të rinjve konkurentë veshjet dhe vlerat më të mira të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore.