Institucionet shtetërore kanë dyfishuar grupet e kontrollit në terren për inspektim në zonat turistike, për zbatimin e masave dhe protokolleve anti-COVID, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. Gjatë inspektimit në Durrës, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ministrja Manastirliu u shpreh se situata në të cilën ndodhemi është serioze, ndaj nuk mundet të tolerohet asnjë neglizhencë e bizneseve për masat dhe protokollet e vendosura