Në orët e vona të natës, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde eksplozive në një firmë për prodhimin e lëndëve ndërtuese në Durrës. Përpjekja e tyre ka dështuar pasi lënda eksplozive nuk ka shpërthyer. Forcat xheniere kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë realizuar çmontimin e lëndës plasëse.