Sali Berisha akuzoi ish kreun e SPAK, Altin Dumani se ka fshehur pronësinë e një vile. Akuzat i shqiptoi këtë të hënë pas zbatimit të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha tha se dokumentacionin në fjalë e zotëron prej disa kohësh, por se tani kishte ardhur momenti për ta ndarë me publikun.