“e kaluara nuk duhet të injorohet, por plagët e saj duhet të shërohen”, kështu ka deklaruar komisionerja për Zgjerim Marta Kos, gjatë një vizite në Mal të Zi. Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërtimit të një shteti ku qytetarët u besojnë institucioneve, ndërsa shprehu kënaqësinë për përparimin e këtij vendi në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Diplomatja tha se pasi të gjitha shtetet anëtare ta ratifikojnë traktatin e anëtarësimit, Mal I zi do të bëhet anëtari i 28-të i BE-së.