Top News – ‘Duhet të ruajmë qiellin tonë!’ / Shefi i NATO-s ngre aleancën në këmbë
30/09/2025 16:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të martën për përpjekje shtesë për ta mbrojtur më mirë hapësirën ajrore të aleatëve, pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore dhe shfaqjes së dronëve. “Ne duhet ta mbajmë qiellin tonë të sigurt”, tha Rutte, duke folur përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para një takimi me komisionarët e BE-së. “Ne e kemi parë gjatë javëve të fundit se çfarë ka ndodhur me dronët në Poloni, MiG-31 [avionët luftarakë) në Estoni, por edhe çfarë po ndodh tani në Danimarkë”, tha Rutte. Në fillim të shtatorit, tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pasi një numër i madh dronësh rusë depërtuan në hapësirën ajrore polake. Pamje të përsëritura të dronëve në Danimarkë shkaktuan pengesa të mëdha në trafikun ajror danez. “Në Danimarkë, ne ende po vlerësojmë se çfarë fshihet pas kësaj, por kur bëhet fjalë për Poloninë dhe Estoninë, është e qartë se janë rusët. Megjithatë, ne ende po vlerësojmë nëse është e qëllimshme apo jo. Por, edhe nëse nuk është e qëllimshme, është pakujdesi dhe e papranueshme”, theksoi Rutte. Rutte mbështeti idenë e ndërtimit të ashtuquajturit “murit të dronëve” për ta mbrojtur më mirë hapësirën ajrore evropiane, duke e cilësuar atë si gjënë “e duhur dhe domosdoshme”. “Ne nuk mund të shpenzojmë miliona euro ose dollarë për raketa për të rrëzuar dronë që kushtojnë vetëm disa mijëra dollarë”, tha Rutte. Nisma, e promovuar nga von der Leyen, pritet të diskutohet nga liderët e Bashkimit Evropian të mërkurën në Kopenhagen. Von der Leyen premtoi “veprime të menjëhershme për krijimin e murit të dronëve”. “Evropa duhet të japë një përgjigje të fortë dhe të bashkuar ndaj depërtimeve të dronëve rusë në kufijtë tanë”, tha ajo.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29