Top News – ‘Duhet më shumë punë…’ SHBA-Ukrainë, takimi në Florida: ‘Bisedime produktive’
01/12/2025 12:06

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ukrainas përfunduan takimet e tyre në Florida, që Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i përshkroi si “shumë produktive”, ndonëse nevojitet punë shtesë për të finalizuar një plan për përfundim të luftës së Rusisë në Ukrainë. “Kemi pasur një tjetër takim shumë produktiv, nisur nga bisedimet në Gjenevë, më pas do kemi edhe takime të tjera gjatë javës, por duhet bërë më shumë punë”, u tha Rubio gazetarëve pas takimit, por pa ofruar më shumë hollësi. “Ka shumë gjëra që po ndryshojnë, dhe natyrisht që është edhe një palë tjetër e përfshirë këtu që duhet të jetë pjesë e ekuacionit”, tha ai, duke iu referuar Rusisë. “Do të vazhdojmë edhe këtë javë takimet, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff udhëton për në Moskë. Ne kemi qenë në kontakt me nivele të ndryshme brenda palës ruse dhe duket se i kuptojmë mirë edhe qëndrimet e tyre”, tha Rubio. Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Ukrainës, njëherësh lideri i delegacionit të Kievit, Rustem Umerov, i ka përshkruar negociatat si “të suksesshme” por as ai nuk ofroi më shumë hollësi. “Përfunduam një takim të vështirë por produktiv të negociatave në Florida. Kemi shënuar përparim të prekshëm drejt arritjes së paqes”, shkroi ai në Telegram. Agjencia e lajmeve AFP ka cituar disa burime të pakonfirmuara brenda ekipit ukrainas të thonë se bisedimet “nuk kanë qenë të lehta” dhe që “kërkimi për formulime dhe zgjidhje vazhdon”. Ekipi negociator u takua në Florida në mesin e përpjekjeve për të arritur dakordësi për një plan që do të ishte i pranueshëm si për Kievin, ashtu edhe për Moskën. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski shkroi në rrjetet sociale se “pala amerikane po tregon qasje konstruktive dhe në ditët në vijim është e mundur që do të përcaktohen hapat për një përfundim me dinjitet të luftës”.

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31