Dubai është kthyer në një nga strehat e sigurta për rusët e pasur që kërkojnë të shpëtojnë nga ndikimi i sanksioneve perëndimore mbi luftën në Ukrainë. Edhe pse nuk mund të hyjnë në vendet perëndimore, Miliarderët dhe sipërmarrësit rusë kanë mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe në një numër të paprecedentë, duke i investuar paratë e tyre aty, duke gjetur në këtë mënyrë parajsën e kërkuar në këto momente të vështira për ta.