Ish këshilltari i ish ministres Olta Xhacka Amant Josifi u la i lirë nga autoritete e Dubait. Josifi u ndalua më datë 6 shtator nga policia e Dubait, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle, nën akuzën se ka mashtruar 17 mijë persona përmes call centerave. Gazeta spanjolle El Pais, duke iu referuar dekalarimit të avokatit mbrojtës të Josifit bën me dije se ai është lënë i lirë.