I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Durim Bami, i arrestuar në qershor në Dubai, i cili pritej të ekstradohej drejt Shqipërisë është lënë I lirë nga autoritetet vendase. Bami u mbajt për rreth 40 ditë, sipas periudhës së parashikuar për paraburgimin nga autoritetet vendase, e më pas Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë. GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Durim Bami kërkohej nga grupet kriminale, të cilët kishin ofruar 1 milion euro për ekzekutimin e tij nga vrasës me pagesë. Durim Bami dyshohet se prishi balancat me krerët e grupeve, dhe ndaj tij janë bërë disa përpjekje për ta eleminuar.