Dritan Shkëmbi, i njohur ndryshe si Amar Shkëmbi, i akuzuar për pjesëmarrje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, pritet të ekstradohet këtë të hënë (13.10.2025) në vendin tonë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjykara e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", armëbajtje pa leje, "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe “Vjedhja", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.