Top News – Duan të shkatërrojnë Rusinë, si Jugosllavinë! Ja çfarë mësojnë nxënësit rusë në shkollë
14/08/2023 11:56

Në librin e ri kapitulli për epokën bashkëkohore zëvendësohet nga zhvillimet në Donbas dhe Marrëveshjen e Minskut dhe përfundon me "operacionin special ushtarak".Autorët mbështesin tezën se "është ideja fikse e perëndimit që të destabilizojë gjendjen në Rusi" dhe krijojnë një zinxhir ngjarjesh që duhet të justifikojnë invazionin rus në Ukrainë - dhe fillojnë që nga shkatërrimi i Jugosllavisë, ku "skenari i shkatërrimit të Rusisë është përpunuar nga NATO në shembullin e Jugosllavisë", përmes ngjarjeve në Gjeorgji, ku "regjimi proamerikan i Mihail Sakashvilit sulmoi Osetinë Jugore, që prej shekujsh është në miqësi me Rusinë dhe është e lidhur nga historia e përbashkët, vazhdohet me shkatërrimin e monumenteve sovjetikë ne Europën lindore, "ringjalljen e nacionalsocializmit" në vendet baltike dhe në fund krijimin e "neonazizmit ukrainas". Këtu bëhet fjalë, sipas autorëve "për dhunë të pamëshirshme kommbëtare, gjuhësore, kulturore të një pakice agresive kundër shumicës". Libri i historisë kërkon të shpërndajë mesazhin se qëllimi i Europës dhe SHBA "nuk është një Ukrainë e fortë, por një Rusi e dobët", dhe se "junta aktuale ukrainase" erdhi në pushtet përmes kryengritjes së armatosur në vitin 2014. Autorët i referohen dëshirës së Ukrainës të anëtarësohet në NATO, kjo sipas tyre ishte pika e fundit drejt "operacionit special ushtarak" dhe kalojnë në patos patriotik. "Ky do të ishte edhe fundi i civilizimit, dhe nuk duhet të lejohet." Në libër autorët përmendin si qëllim të "operacionit special ushtarak" "mbrojtjen e Donbasit dhe sigurimin proaktiv të sigurisë së Rusisë". Libri nuk përmban një gjuhë shkencore me fakte të qarta dhe realitete historike por i drejtohet me një stil gjuhësor të caktuar emocioneve dhe ndjenjave. Gjithnjë e më shumë në libër në vend të shprehjeve "rusët" dhe "Rusia" gjen "ne", "Vendi ynë". Autorët nuk paraqesin fakte, por më shumë bëjnë thirrje. "Ju jeni të rritur gjimnazistë". "Mos lejoni t'iu ikin shanset!" "Rusia është sot vend i mundësive."

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00