Shefi i ekzekutivit, Edi Rama thotë se pushteti gjyqësor nuk mundet të hapë derën e thesarit të shtetit pa kaluar nga pushteti legjislativ. Pasi magjistratën kallëzuan penalisht ministrin e financave për bllokimin e pagave të tyre, Rama i sfidon që pjesë të kallëzimit të bëjnë edhe vetë numrin një të qeverisë.