Top News – Duam më shumë armë, dhe shpejt! Ukraina lëshon alarmin-Moska përshpejtoi ofensivën
15/02/2023 14:39

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që të përshpejtojnë furnizimin me armë dhe pajisje luftarake. Kërkesa e Ukrainës vjen në kohën kur ministrat e Mbrojtjes të NATO-s përgatiten të takohen për të dytën ditë me radhë, dhe kur Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj disamujore për të kapur qytetin lindor të Bakhmutit. Me ofensivën e re të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia po përpiqet të fitojë në fushëbetejë përpara se dërgesat perëndimore të armatimit të mund të mbërrinin në Ukrainë. "Mund të them me besim se tendencat bazë mbeten të pandryshuara. Së bashku, Ukraina dhe partnerët e saj po bëjnë gjithçka për të siguruar që shteti terrorist të humbasë. Dhe që kjo të ndodhë sa më shpejt", tha Zelensky në fjalimin e tij të natës. Në ditën e parë të një takimi dy-ditor në Belgjikë, ministrat e mbrojtjes të NATO-s treguan ngurrim për të dërguar avionë luftarakë - diçka që zyrtarët ukrainas e kanë kërkuar vazhdimisht. Numri i vendeve që janë zotuar të dërgojnë tanke në Ukrainë është rritur në 11, tha gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, në një konferencë shtypi pas takimeve të Brukselit; 22 vende janë zotuar të dërgojnë automjete luftarake të këmbësorisë, 16 po dërgojnë artileri dhe municione dhe nëntë po dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, premtoi ndihmë shtesë dhe armatime, por ai tha se nuk mund të thotë asgjë përsa i përket avionëve.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11