Shakira së fundmi i ka bërë një kërkesë mediave për privatësi pasi u largua nga Spanja për në SHBA. Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja u ka kërkuar mediave që të respektojnë privatësinë e fëmijëve të saj, duke folur “jo si artiste, por si nënë”, Këngëtarja duke mos përfshirë veten në situatën që ndodhet, u ka kërkuar fansave dhe medias të respektojnë privatësinë e djemve të saj ndërsa ata po fillojnë jetën e tyre të re në SHBA. Shakira kërkon që të mbrojë fëmijët e saj nga ana psikologjike dhe emocionale.