Suksesi i këngëtares shqiptare Amanda Koçi, e njohur me emrin artistik Ava Max, po rritet çdo ditë. Edhe pse është shumë e angazhuar me projektet e saj muzikore, artistja gjen kohë edhe për fansat në rrjetet sociale. Së fundmi, teksa ka postuar një foto në “Instastory” nga plazhet më të bukura shqiptare, Max ka shprehur dëshirën e madhe që ka për të shijuar pushimet në vendin e origjinës. “Dua të jem në Shqipëri në këtë moment”– ka shkruar këngëtarja e famshme.