Top News – `Dua dhe unë`/ Vaksinohet 101 vjeçarja në Gjermani
27/12/2020 13:34

Një grua 101 vjecare në një azil pleqsh në Saxony-Anhalt u kthye në njërin prej personave të parë në vend që morën vaksinën e Pfizer dhe BioNTech. Gertrud Haases I pëlqen shumë të shëtisë, në cfarëdo lloj kohe, dhe koronavirusi nuk do ta pengojë dot. Në fillim thashe me vete se nuk kisha përse isha ndër të parët që e bëjnë vaksinën. Thashë të shikoj një herë si do të shkojë me të tjerët. por më pas mendova po c`është kjo, do ta bëj që c`ke me të! Imunizimi me vaksinën e BioNTech-Pfizer nisi në landin e Saxony-Anhalt të shtunën, një ditë përpara se Gjermania të nis zyrtarisht fushatën. Federata shpërndau disa dhjetëra mijëra doza vaksine të firmës BioNTech në rreth 27 qendra magazinimi në landet gjermane. Nga aty vaksina, sipas planifikimit, dërgohet në qendrat e vaksinimit që filluan sot me vaksinimin. Së pari do të vaksinohen personat mbi moshën 80 vjeç, forcat e kujdesit shëndetësor dhe sidomos personeli i rrezikuar në spitale.Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, është shprehur më parë për vështirësi në furnizimin me vaksinën. „Në fillim do të ketë ngecje", ka thënë ai. Deri në fund të marsit do duhet të jenë në dispozicion 12 milionë doza vaksine. Për shkak se vaksina duhet të jepet dy herë, pritet vaksinimi i një numri nga 5,5 milionë deri në 6 milione vetë në Gjermani.Spahn është i mendimit, se deri në verë për të gjithë qytetarët në Gjermani do jetë e mundur „oferta e vaksinimit", për sa kohë që edhe vaksina të tjera marrin lejen e përdorimit. Krahas vaksinës së BioNTech dhe Pfizer, rol luan edhe vaksina e koncernit amerikan, Moderna, për lejimin e së cilës Agjencia Europiane e Medikamenteve EMA, pritet të vendosë më 6 janar.

Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31